MAPL-ja nënshkruan marrëveshje me “Network of Peace Movement”

Prishtinë | 21 Pri 2017 | 10:28 | Nga

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesen e organizatës Jo-Qeveritare “Network of Peace Movement”, Besime Tushaj – Maliqi për financimin e projektit: “Promovimi i qeverisjes së mirë përmes avokimit të autoriteteve komunale dhe ngritja e kapaciteteve profesionale e institucionale të komunave”.

Projekti ka për qëllim përmirësimin e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje duke avokuar dhe ngritur kapacitetet e komunave Kamenicë dhe Novobërdë në krijimin e politikave lokale, zhvillimin social, si dhe inkurajimin e popullatës për të marrë pjesë në proceset e tyre vendimmarrëse, qeverisje të mire dhe ofrim efektiv të shërbimeve cilësore për qytetarët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme