MAP organizoi tubimin publik për Projektligjin për Konfliktet Administrative

Prishtinë | 21 Mar 2019 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Administratës Publike, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Grupin për Studime Juridike dhe Politike ka organizuar Tubimin  e radhës publik për Projektligjin për Konfliktet Administrative.

Në këtë tubim, ku merrnin pjesë edhe pjesëtarë të shoqërisë civile, të institucioneve të vendit dhe të BE-së, ministri i MAP-it Mahir Yagcilar , theksoi se në vazhdimësinë e reformave në administratën publike dhe zotimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmbushjen e konkluzionit  të  përbashkët të Grupit të Veçantë për Reformën e Administratës Publike (që të zvogëlohen lëndët e pazgjidhura administrative nga gjykatat), MAP-i,  në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, Zyrën e Kryeministrit dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës, të përkrahur nga SIGMA/OECD ka arritur që të hartojë Projektligjin për Konfliktet Administrative.

Këtij projektligji i ka paraprirë  Koncept dokumenti për konfliktet administrative, i cili është hartuarnga institucionet e sipërpërmendura dhe ështëpërkrahur nga SIGMA/OECD, andaj si i tillë është miratuar edhe nga Qeveria e Kosovës në fund të vitit 2017.

Projektligji për konfliktet administrative, theksoi në vazhdim ministri Yagcilar, rregullon mbrojtjen e plotë juridike e gjyqësore,procesin gjyqësor efektiv,rregullimin më efektiv të mjeteve juridike gjyqësore, rregullate qarta dhe specifike për përmbarimin e vendimeve gjyqësore të përshtatshme për konfliktet administrative dhe hapjen e rrugës për rritjen e kapaciteteve të sistemit të drejtësisë administrative.

Gjatë takimit, është zhvilluar një diskutim i përbashkët, sidomos për disa çështje të cilat janë ende të hapura rreth organizimit dhe ngritjes së kapaciteteve të cilat janë konsideruar të rëndësishme për një vendimmarrje politike nga akterët kyç, të cilët janë përgjegjës për zbatimin e ligjit para Ministrisëe Drejtësisë dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Për rëndësinë, rolin dhe risitë e këtij Projektligji foli drejtori Naser Shamolli, i cili këtë akt ligjor e cilësoi si të nevojshëm dhe të domosdoshëm edhe për tejkalimin e shumë ngërçeve administrative me rastin e realizimit dhe zbatimit të proceseve të ndryshme ligjore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme