Maqedonia e Veriut 27 festa, Shqipëria 14 ndërsa Kosova 11 festa zyrtare

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Për dallim nga dy shtetet fqinje, Kosova e Shqipëria, Maqedonia e Veriut prin dukshëm me ditët e shpallura si ditë jo pune, për shkak të festave. Maqedonia e Veriut është ndër vendet me numër më të madh të festave dhe ditë jo pune, madje edhe në rajonin më të gjerë , shkruan Flaka

Sipas ligjit aktual për festat, gjatë këtij viti kalendarik Maqedonia e Veriut numëron gjithsej 27 festa. Nga to 11 ditë janë ditë jo pune për të gjithë qytetarët. Për dallim nga Maqedonia e Veriut , Shqipëria numëron 14 festa, ndërsa Kosova vetëm 11, transmeton INA.

Festat në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Për gjithë qytetarët e Maqedonisë:

1 Janar (e martë) Viti i Ri

7 Janar (e hënë) Dita e parë e Krishtlindjeve Ortodokse

29 Prill (e hënë) Dita e dytë e Pashkëve, dita e dytë sipas kalendarit ortodoks

1 Maj (e mërkurë) Dita e Punëtorëve

24 Maj ( e premte) – Shën “Kirili dhe Metodi”

4 Qershor (e martë) – Festa e Fitër Bajramit

02 Gusht (e premte) Dita e Republikës

08 Shtator (e diel) Dita e Pavarësisë

11 Tetor (e premte) Dita e Kryengritjes Popullore

23 Tetor (e mërkurë) Dita Luftës Revolucionare Maqedonase

08 Dhjetor (e diel) Shën Klimenti i Ohrit, gjegjësisht e hëna 9 dhjetor është ditë jopune

Festat e qytetarëve të përkatësisë fetare ortodokse

6 Janar (e diel) – Festa e Buzmit, para Krishtlindjeve

19 Janar (e shtunë) – Festa e Ujit të Bekuar

26 Prill (e premte)– Festa e Premtja e Madhe

14 Qershor (e premte) – Dita e Shpirtrave

28 Gusht (e mërkurë) – Festa e Zonjës së Madhe (Zonjat)

Festat e qytetarëve të përkatësisë fetare katolike

21 Prill (e diel) – Festa e Pashkëve Katolike

1 Nëntori (e premte) – Festa e të gjithë Shenjtorëve

25 Dhjetori (e martë)– Dita e parë e Krishtlindjeve katolike

Festat e qytetarëve të përkatësisë fetare islame

11 Gusht (e diel)– Festa e Kurban Bajramit-Dita e parë e Kurban Bajramit

Festa për pjesëtarët e popullatës shqiptare në Republikën e Maqedonisë

22 Nëntor (e premte) – Dita e Alfabetit Shqip

Festa për pjesëtarët e popullatës serbe në Republikën e Maqedonisë

27 Janar (e diel) – Festa e “Shën Savës”

Festa për pjesëtarët e popullatës rome në Republikën e Maqedonisë

8 Prilli (e hënë) – Dita Ndërkombëtare e Romëve

Festa për pjesëtarët e popullatës së vllahëve në Republikën e Maqedonisë

23 Maj (e enjte) – Dita Kombëtare e Vllahëve

Festa për pjesëtarët e popullatës hebraike në Republikën e Maqedonisë

9 Nëntor (e mërkurë) – Jom Kipur-dita e parë e festës së Jon Kipurit

Festa për pjesëtarët e popullatës boshnjake në Republikën e Maqedonisë

28 Shtatori (e shtunë) – Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve

Festa për pjesëtarët e popullatës turke në Republikën e Maqedonisë

21 Dhjetori (e shtunë) – Dita e Arsimit në Gjuhën Turke.

Kalendari i festave për vitit 2019 në Republikën e Shqipërisë:

01 janar 2019 – Festat e Vitit të Ri

02 janar 2019 – Festat e Vitit të Ri

14 mars 2019 – Dita e Verës

22 mars 2019 – Dita e Nevruzit

21 prill 2019 – E diela e Pashkëve Katolike

28 prill 2019 – E diela e Pashkëve Ortodokse

01 maj 2019 – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

05 qershor 2019 – Dita e Bajramit të Madh

12 gusht 2019 – Dita e Kurban Bajramit

05 shtator 2019 – Dita e Shenjtërimit të Shenjt Terezës

28 nëntor 2019 – Dita Flamurit dhe e Pavarësisë

29 nëntor 2019 – Dita e Çlirimit

08 dhjetor 2019 – Dita Kombëtare e Rinisë

25 dhjetor 2019 – Krishtlindjet

Kalendari i festave zyrtare për vitit 2019 në Republikën e Kosovës:

1.) Viti i Ri 2019, e martë 01 janar 2019

2.) Krishtlindjet ortodokse e hënë 07 janar 2019

3.) Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës e riel 17 shkurt 2019

4.) Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës e martë 09 prill 2019

5.) Pashkët Katolike e diel 21 prill 2019

6.) Pashkët Ortodokse, e diel, 28 prill 2019

7.) Dita Ndërkombëtare e Punës, e mërkurë 01 maj 2019

8.) Dita e Evropës e enjte 09 maj 2019

9.) Bajrami i Madh, dita e parë e martë 04 qershor 20019

10.) Bajrami i Vogël, dita e parë E diel 11 gusht 2019

11.) Krishtlindjet Katolike, e mërkurë, 25 dhjetor 2019

Të ngjashme