Maqedonia liron Afrim Rexhepin

Prishtinë | 11 Gus 2018 | 12:30 | Nga

Është liruar kryetari i degës në Gjilan i Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së, Afrim Rexhepi, i arrestuar dje nga autoritetet maqedonase.

Lajmin e ka bërë publik vetë Rexhepi, me një postim në profilin e tij në Facebook.

“Me respekt u jap lajmin për lirimin tim të gjithë familjarëve, shokëve, miqve e dashamirëve. Unë dje u arrestova në pikën kufitare të Maqedonisë në dalje të kufirit Tabanovc, në orët e mëngjesit, po fal reagimit të shokëve jam liruar shpejt. Më ndaluan për një akuzë e cila ishte bërë në vitin 2003 për poena politikë, por megjithatë drejtësia doli në shesh dhe pafajësia jonë”, ka thënë Rexhepi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme