“Marakli t’Biciklave” marshojnë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

Prishtinë | 04 Dhj 2022 | 12:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

“Marakli t’Biciklave” kanë organizuar një marsh vetëdijesues me biçikleta në kuadër të Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i kësaj organizate, Berat Rakovica ka thënë se duhet të ketë më shumë vetëdijësim të burrave në lidhje me dhunën dhe siç tha ai, jo të ju tregohen grave të drejtat e tyre.

Ai tha se kjo organizatë në vazhdimësi targetojnë dhunuesit dhe se në të ardhmen do të punojnë edhe më shumë me organizata për të drejtat e grave.

“Mendoj që nuk janë duke u bërë fushatat në kategorinë e duhur, mendoj se më shumë ka nevojë që të vetëdijesohen meshkujt se sa të ju tregohet vajzave se çka kanë të drejta ato”.

“Ne vazhdimisht bëjmë fushata, dhe i targetojmë dhunuesit dhe jo të dhunuarit, vazhdimisht i targetojm vetëm meshkujt merremi më shumë me vetëdijesimin e tyre dhe fokusohemi edhe në vendet rurale. Shumica e bëjnë këtë nga mos dija, nga vetëdija e ulët” tha ai.

Çiklistja Vjosa Mustafa tha se shpreson që këto do të jenë rastet e fundit.

“Është shumë i rëndësishëm duke pasur parasysh ngjarjet e fundit të cilat fatkeqësisht po ndodhin shumë në vendin tonë. Shpresoj që të ndalen këto vepra ndaj grave dhe femrave” tha ajo.

Analisti Gazmir Raci, i cili morri pjesë në këtë aktivitet tha se duke marrur parasysh rastet e fundit, është koha e fundit kur institucionet duhet të ndryshojnë kahje e sistemit.

“Ky aktivitet është më shumë vetëdijesus që të tërheq vëmendjen tekë qytetarët, tekë vendimmarrësit se ky problem është në rritje dhe rritja është enorme. Kemi një numër të madh të vrasjeve të grave, është momenti kritik që institucionet arsimore dhe ato të drejtësisë me ndryshuar kahje e sistemit” tha ai për EO.

Çiklisti Ideal Haziraj tha se në Kosovë ka shumë gra që kanë frikë ta raportojnë dhunën dhe se kjo duhet të ndryshohet.

“Nuk është vetëm këto ngjarjet e fundit por ka edhe shumë të tjera ku gratë nuk shprehen ose kanë frikë. Unë që kam dy motra e ndjejë më shumë çka nëse do ti ndodhte motrave të mija. Rasti më sopat që ka ndodhur ajo ka qenë mësuesja ime, kur e kam kuptuar nuk kam pasur fjalë. Si shoqëri duhet të sensibilizohen” tha ai.

Në Kosovë fushata kundër dhunës është aktivitet ndërkombëtar vjetor që ka filluar më 25 nëntor në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe zgjat deri më 10 Dhjetor 2022 në Ditën e të Drejtave të Njeriu

Të ngjashme