Marinari shqiptar humb jetën në Britani

Prishtinë | 21 Pri 2018 | 14:52 | Nga

Ende nuk dihen motivet e vdekjes së 32-vjeçarit Alfred Ismaili, marinari shqiptar i cili humbi jetën tragjikisht në një port në qytetin lindor anglez të King’s Lynn.

Ismaili, nga qyteti i Durrësit, i cili punonte për anijen “SMN Explorer” të regjistruar në Liberi, ndodhej në portin anglez para se të vdiste, përcjell albinfo.

Por ministrja britanike e Transportit Detar ka deklaruar se familja e 32-vjeçarit Alfred Ismaili duhet kompensuar pa vonesa.

Mediat shqiptare raportojnë se sipas kontratës, njeriu më i afërt i Alfred Ismailit duhet të merrte mbi 102 mijë dollarë dhe çdo fëmijë nga 20.462 dollarë, duke e çuar shifrën e kompensimit në mbi 160 mijë dollarë për familjen e të ndjerit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme