Marko Gjuriq në Kosovë me leje për festat e pashkëve

Prishtinë | 16 Pri 2017 | 17:22 | Nga

Shefi i të ashtuquajturës zyrës për Kosovë, në Serbi, Marko Gjuriq ka qëndruar në Kosovë sot me lejen e ministrisë së Jashtme, për festën e pashkëve.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i kabinetit të ministrit Hoxhaj, Bashmir Xhemaj, i cili ka thënë se vizita është lejuar për shkak të karakterit fetar të saj. Ai ka deklaruar se Gjuriq është i vetmi zyrtar që po qëndron në Kosovë gjatë ditës së sotme.

“Marko Gjuriq ka qëndruar sot në Kosovë për festën e Pashkëve me lejen e Ministrisë së Jashtme të Kosovës. Vendimi për t’i lejuar vizitën është bazuar karakterin fetar të kërkesës gjatë ditës së diel. Gjuriq është i vetmi zyrtar serb që po qëndron në Kosovë për festa gjatë ditës së sotme”, ka deklaruar Xhemaj.

Kjo është vizita e parë në Kosovë e zyrtarëve serbë pas anulimit të vizitës së Vuçiqit disa javë më parë, i cili nuk ka dashur t’i pranojë kushtëzimet nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme