Marrëveshja e Mirëkuptimit ndërmjet MEA-së dhe FMK-së për kualitet të ajrit

Prishtinë | 24 Sht 2020 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit sot u nënshkrua një Marrëveshje Mirëkuptimi mes ministrisë dhe Fondacioni i Milleniumit të Kosovës (FMK).

Në këtë marrëveshje që u nënshkrua nga ministri i MEA-së, Blerim Kuçi dhe drejtori ekzekutiv i FMK-së, Petrit Selimi, parashihet që të përkrahet aktiviteti “Dig Data”, që ka të bëjë me mbledhjen e të dhënave për kualitet të ajrit.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të nxisë bashkëpunimin në zbatimin e projektit që ka për bazë Qeverisjen Transparente dhe Llogaridhënëse. Të dhënat e mbledhura për kualitetin e ajrit do të jenë transparente për publikun dhe për shfrytëzim analitik.

Sipas ministrit Blerim Kuçi, transparenca është një element që do të ketë rëndësi të veçantë gjatë qeverisjes së tij në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

Gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje morri pjesë edhe Sarah Olmstead, drejtoreshë e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (KSM/MCC) për Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme