Marrëveshje me Arabinë Saudite lidhur me shmangien tatimit të dyfishtë

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 09:39 | Nga Valbona Bytyqi

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është diskutuar nisma për negocimin e marrëveshjes me Qeverinë e Arabisë Saudite për shmangien e Tatimit të Dyfishtë dhe parandalimin e Evazionit Fiskal lidhur me tatimin në hyra dhe kapital.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se në fuqi për eliminimin e tatimit të dyfishtë janë 12 marrëveshje dhe 4 janë në përfundim, raporton Ekonomia Online.

Ai duke thënë se kjo marrëveshje është bërë përputhje me legjislacionin në Kosovë, kërkoi që të miratohet nga kabineti qeveritar.

Të ngjashme