Marrëveshje MPMS-UNDP për zgjerimin e programeve aktive të tregut të punës

Prishtinë | 09 Shk 2018 | 16:04 | Nga

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me UNDP-në për zgjerimin e programeve aktive të tregut të punës konkretisht, për vetëpunësim, subvencionim në punësim dhe trajnim në punë.

Me këtë rast, ministri Reçica ka falënderuar koordinatorib për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Andrew Russell, për përkrahjen e vazhdueshme dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar.

“Programi do të mbështesë hapjen e bizneseve të reja nga personat e papunë në Kosovë, duke rritur të ardhurat e tyre, përmes krijimit të vendeve të punës si dhe punësimin dhe trajnimin direkt të më shumë se 200 punëkërkuesve të papunë”, ka thënë Reçica.

Të ngjashme