Marrin fund ditët e vjeshtës, java nis me reshje dëbore

Prishtinë | 26 Nën 2021 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Mot i butë dhe ndryshueshëm në fundjavë, me vranësira, diell e riga lokale shiu. Nga e hëna mbrëma më ftohtë dhe priten reshje bore edhe në vise të ulëta.

Sipas Prishtina Weather pas reshjeve të shiut që ranë ditën e sotme, e në vise më malore edhe bore, në fundjavë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, por i butë, edhe me vranësira të shtunën, e intervale me diell ditën e diel. Vende-vende me mundësi për riga lokale shiu, por kryesisht nga perëndimi i vendit.

Të dielën mbrëma reshjet e shiut shtrihen edhe në pjesë tjera të vendit, që vazhdojnë mëngjesin e së hënës. Në mbrëmjen e ditës së hënë sërish priten mundësi për të reshura shiu, por me rënie të temperaturës do të shndërrohen në reshje bore, që vazhdojnë edhe mëngjesin e së martës, ku më pas pushojnë gjatë ditës.

Qarkullimi më i mirë ajror, me motin dinamik që parashihet në fundjavë, mbanë ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe mesatare. Vetëm në raste kur do të ketë periudha më të gjata të qetësisë, koncentrimet e ndotësve ajror do jenë në rritje, e indeksi vende-vende mund të kaloj edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

Të ngjashme