Marrin pagat punëtorët e Pallatit të Rinisë që nuk u paguan për disa muaj

Prishtinë | 17 Dhj 2018 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Punëtorët e Pallatit të Rinisë kanë marrë pagat mujore pas disa muajve.

Kjo gjë është bërë e ditur nga kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se ka filluar stabilizimi i Pallatit të Rinisë dhe se pas përfundimit të procedurave administrative tashmë ky pallat është në menaxhim të komunës dhe se me këtë nis edhe stabilizimi i Ndërmarrjes, e cila ka mbi 3 milionë euro borxhe.

Tutje Ahmeti ka shtuar se punëtorëve iu janë dhënë pagat për dy muaj. Duhet përkujtuar se punëtorët kishin disa muaj pa paga, gjë që i bëri ata të protestojnë disa herë duke kërkuar pagat.

Postimi i plotë:

Fillon stabilizimi i Pallatit të Rinisë – paguhen pagat e punëtorëve

Pas përfundimit të procedurave administrative tashmë Pallati i Rinisë është në menaxhim të Komunës.

Me këtë fillojmë edhe stabilizimin e Ndërmarrjes e e cila i ka mbi 3 milion euro borxhe.

Të premten kemi kaluar krizën e parë të pagave pas marrëveshjes me përmbaruesit që bllokojnë llogaritë. Janë pagur paga për dy muaj dhe vazhdojmë me hapat e tjerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme