Marsh për të pagjeturit më 30 gusht

Prishtinë | 17 Gus 2018 | 09:44 | Nga

1,658 qytetarë/e (dhe më shumë) për 1,658 persona ende të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë!

Kjo është motoja e Marshit që do të mbahet për ata/ato që ende mungojnë. Marsh për të vërtetën! Marsh për drejtësi!

Marshi do të mbahet më 30 gusht në orën 12:00 Sheshin “Zahir Pajaziti”, do të vazhdojë përgjatë Sheshit “Nënë Tereza” dhe do të përfundojë në Sheshin “Skenderbeu”, pranë Ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Secili/a pjesëmarrës/e i/e marshit do të mbajë një pankartë me emrin e një personi të pagjetur. Pankartat do të ofrohen nga aktivistët e YIHR KS në Sheshin “Zahir Pajaziti”.

Aksioni mbështetet nga Kryqi i Kuq i Kosovës dhe Civil Rights Defenders.

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, çështja e mbi 1,600 personave të pagjetur ende nuk është zgjidhur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme