Marsh protestues kundër ndotjes së ajrit

Prishtinë | 15 Mar 2019 | 15:41 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nxënësit e shkollës Fillore dhe të Mesme Finlandeze kanë organizuar marsh kundër ndotjes së ajrit dhe ndryshimeve klimatike, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë organizuar marsh nga sheshi “Zahir Pajaziti” me moton “Stop making polution” (Ndaloni ndotjen e ajrit).

Jon Ballanca, student i shkollës së Mesme Finlandeze, tha se kjo ditë njihet si ditë ekologjike ku ruhet ambienti.

“Kjo ditë është ditë ekologjike ku të gjithë studentët dalin dhe e mbështesin ambientin, njihet si ditë ku nxënësit nuk shkojnë në shkollë dhe nuk e ndotin ambientin me automjete”, tha ai.

Redon Ademi, nxënës në shkollën Finlandeze, tha se po protestojnë për shkak të ndryshimeve klimatike dhe në mbrojtje të ambientit.

“Sot kemi dal këtu të protestuar për shkak të ndryshimeve klimatike duke e parë që po ndotet shumë ambienti”, tha ai.

Zv.drejtori i shkollës Finlandeze, Skip Lee, tha se është shumë e rëndësishme të vetëdijesohet gjithsecili në mënyrë që të dijë se çfarë pasoja ka ajri i ndotur.

“Është dita për mbrojtjen e ambientit, është shumë e rëndësishme për neve si shkollë dhe për nxënësit tonë të dimë se çfarë pasoja ka ajri i papastër”, tha ai, raporton EO.

Marsh paqësor kundër ndotjes së ajrit ka mbajtur edhe organizata “Save the Children” dhe “Termokiss”.

Të ngjashme