Marshi studentor vazhdohet aty ku u ndërpre 22 vjet më parë, mungojnë protagonistët

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 13:19 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

ORCA dhe Admoreve në 22 vjetorin e protestës studentore të UP-së, kanë organizuar marshin studentor të ndërprerë në vitin 1997 nga forcat e regjimit të Millosheviqit, raporton Ekonomia Online.

Dhjetëra studentë, ashtu sikurse 22 vjet më parë marshuan në vendin ku u sulmuan ashpër nga forcat serbe.

Por aty nuk u panë protagonistët kryesorë të kësaj ngjarjeje.

Megjithatë, njëri nga ta, Demë Fetaj, që ishte në atë kohë pjesë e kësja proteste, tregoi detaje se si ndhdo organizimi që bëri jehonë të madhe.

“Atë kohe kam qenë shef i shërbimit të studentëve fakultetit të filologjisë. Jam pjesëmarrës i asaj ngjarje para 22 viteve. Unë nga ano kohë kujtoj një entuziazëm , një mposhtje të frikës një marshim madhështor që besoj se duhet të mbahet mend për shumë kohë. Grupi i parë ka qenë rektori me grupin e organizatorëve , grupi i dytë ka qenë protektori me gripin e aso kohe. Fakulteti i parë ka qenë fakulteti filozofik ndërsa fakulteti i dytë kemi qenë fakulteti filologjik. Marshimi ka shkua poshtë deri të tregu stacioni ku edhe kanë qenë autoblindat me barrikadë ku janë sulmuar rektori Ejup Statovci me protektorin Gecin dhe të gjithë të tjerët si Albin Kurti , Arben Kastrati e shumë të tjerë.

Demaj tregoi se banorët e Velanisë, në atë rast ishin shumë bujarë, duke hapur dyert për ndihmë të gjithë studentëve që ishin të lënduar.

“Ata ka filluar te hidhet një helm nga helikopteri ku shumica e njerëzve me lot në sy janë shpërndarë dhe duke ikur rrugicave dhe të gjitha banorët kanë qenë shumë zemërhapur dhe na kanë pritur neve. Seciila shtëpi ka pasur të qëruar nga një thes me qep të qëruar dhe këto kanë qenë shpëtimi i të gjithë neve. Kjo ngjarje nuk duhet harruar dhe të gjitha institucionet duhet të jenë sot këtu të pranishëm”.

Xhevdet Shoshi, pronar i shtëpisë ku ka qenë rektorati i Universitetit të Prishtinës, këtë protestë e ka quajtur si shunë të rëndësishme.

Edh e ai tregoi disa detaje përkitazi për këtë ngjarjeje.

“Historia e asaj kohe na sjellë emocione kombëtare. Protesta e asaj kohe kanë qe protestat më të organizuara të asaj kohe. Aty ishin Ejup Statovci, Albin Kurti e shumë të tjerë dhe grupet e studentëve kanë qenë shumë të organizuara ndërmjet vete dhe prej lart jemi lëshuar te poshtë. Më pas në proteste kanë ardh policia serbe  ku për disa minuta nuk kemi fol dhe as nuk kanë fol , por me vonë ka ardh urdhri që ata me përdor dhunën. Ata që kanë qenë civil o kanë nxënë si profesor Ejupin ,Avni Gecin e shumë të tjerë.

Rron Gjinovci nga Organizata ORCA, kritikoni organizatorët e kësaj proteste, për të cilët tha se kanë qenë të ftuar në këtë marsh, por që pa arsye e kanë injoruar.

Me 1 tetor 1997, mijëra studentë kishin protestuar në Prishtinë në të cilën kërkonin lirimin e objekteve të UP-së nga regjimi serb i cili kishte dëbuar studentët shqiptarë nga objekti.

Këto lëvizje më vonë morën përmasa më të gjera ndërsa u kërkua edhe pavarësi për Kosovën.  Forcat serbe kishin ushtruar dhunë për shtypjen e protestave në të cilat u lënduan dhe arrestuan shumë studentë.

Të ngjashme