Marshohet kundër diskriminimit në baza gjinore në vendin e punës

Prishtinë | 01 Maj 2019 | 12:32 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Ditën Ndërkombëtare për të drejtat e punëtoreve dhe punëtorëve, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dhe një numër i organizatave kanë marshuar kundër diskriminimit që u bëhen grave në vendin e punës, raporton Ekonomia Online.

Kërkesat e protestuesve kishin të bënin për mundësi të barabarta punësimi me pagë që na mundëson jetë me dinjitet; sigurim shëndetësor; siguri në punë dhe punë pa diskriminim për të gjitha/ë pa dallim etnie, moshe, arsimimi, orientimi seksual, identiteti gjinor dhe aftësie.

Protesta ka nisur nga Sheshi “Zahir Pajaziti” duke vazhduar kah Ministria e Punës, Policia, rruga e Kinemasë “ABC”, BSPK-ja, Inspektorati i punës, prapa Teatrit, Qeveria duke vazhduar nëpër sheshet e kryeqytetit.

Për 1 Maj kanë protestuat edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), raporton EO.

Ata kanë kërkuar për Marrëveshjen Kolektive, për rritje të pagës minimale, për skema pensionale si dhe për sigurime shëndetësore, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme