Marshohet kundër racizmit, kërkohet shkarkimi i prokurorit

Prishtinë | 23 Kor 2019 | 12:29 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me moton “Kundër vrasjeve institucionale” është marshuar nga Qeveria e Kosovës deri para Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), raporton Ekonomia Online.

Ky marsh vjen pas protestës kundër vrasjes institucionale, të mbajtur te stacioni policor në Fushë Kosovë, pas vrasjes së një 11 vjeçari në këtë qytet.

Gazmend Qyqalla, tha se rasti i fundit i vrasjes së 11 vjeçarit tregon se shteti është diskriminues ndaj popullsisë jo shumicë që jeton në Kosovë.

“Jemi mbledhë për të kundërshtuar racizmin institucional që po i vret qytetarët e Kosovës. Duke qenë dëshmitar i neglizhimit të institucioneve dhe diskriminimit sistematik nga ana e tyre ne po protestojmë kundër çdo mendësie raciste, diskriminuese e vrasëse që vret fëmijë”.

“Shteti në rastin e fundit po tregon që te qenit anëtar i një etnie jo shumicë, u një klase të varfër mundet me të kushtuar me jetë”.

Ai tha ky rast ishte raportuar disa herë, por që institucionet nuk kanë reaguar me kohë dhe e kanë neglizhuar rastin.

“Ky rast i raportuar shumë herë për shkak të injorimit dhe diskriminimit përfundoi në tragjedi kolektive. Prindërit e viktimës kanë raportuar disa herë brenda 4 muajve që fëmija i tyre po dhunohet seksualisht por policia nuk ndërmori asgjë”

Sipas tij, protestat e tilla do të vazhdojnë edhe në Prokurorinë Themelore të Prishtinës për të kërkuar përgjegjësi për vrasjen e 11 vjeçarit, raporton EO.

“Ne me këmbëngulje po i kundërshtojmë këto sjellje dhe akte jonjerëzore dhe kërkojmë nga Policia dhe sistemi gjyqësor që të japin përgjegjësi për rastin e fëmijës dhe ne do vazhdojmë të protestojmë dhe do të kërkojmë llogari dhe drejtësi nga Prokuroria Themelore në Prishtinë”.

Të ngjashme