Marshohet me moton “Çohu për të drejtat e njeriut”

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 12:43 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Institucioni i Avokatit të Popullit, në bashkëpunim me organizata joqeveritare, kanë marshuar në sheshet e Prishtinës me moton “Çohu për të drejtat e njeriut”.

Në këtë marsh është thënë se respektimi i të drejtave mbetet sfidë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Avokati i Popullit Hilmi Jashari tha se qëllimi i marshit është për të kërkuar respektimin e të drejtave të njeriut.

“Është 70 vjetori i themelimit të Konventës për të Drejtat e Njeriut. Kemi dal si marshues për te kërkuar edhe më tutje respektimin e të drejtave të njeriut pasiqë në Kosovë ende mbetet sfidë”.

Luljeta Demolli, nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, tha se i janë bashkuar këtij marshi për të kërkuar të drejtat e njeriut.

“Në Kosovë ende mbetet problem respektimi i të drejtave të njeriut. Ato edhe sot nuk respektohen sa duhen”, tha ajo.

Të ngjashme