Masa më të repta për të hyrë në Gjermani, Kosova në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë të infeksionit

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Për shkak të numrit shumë të lartë të infeksioneve, qeveria gjermane i ka klasifikuar disa vende si zona me rrezikshmëri të lartë. Zbatohen rregulla më të rrepta të udhëtimit. Një përmbledhje të kësaj e ka bërë agjencia gjermane e lajmeve, Deutsche Presse-Agentur GmbH (dpa), për të cilën ka shkruar edhe televizioni gjerman, ZDF, transmeton Gazeta Express.

Për shkak të numrit veçanërisht të lartë të infeksioneve të koronavirusit, qeveria gjermane ka klasifikuar pothuajse 40 vende si zona me rrezikshmëri të lartë dhe ka vendosur rregulla më të rrepta të hyrjes. Në mesin e këtyre vendeve hyn edhe Kosova.

Siç raporton Instituti Robert Koch në faqen e internetit , kjo listë tani përfshin – përveç vendeve fqinje si Franca , Sllovakia, Polonia dhe Republika Çeke – që nga 1 prilli aty hyjnë edhe Kili dhe Peruja. Që nga 4 prilli, Instituti ka renditur gjithashtu Hollandën (përfshirë vendet autonome dhe pjesët përtej Detit të Mbretërisë së Hollandës) si zonë me rrezikshmëri të lartë.

Për udhëtarët nga këto vende me një numër dukshëm më të lartë të infeksioneve sesa në Gjermani, zbatohet kërkesë më e rreptë për provë dhe rregullat e përjashtimit për karantinën gjithashtu mund të shtrëngohen nga shtetet federale.

Tani ekzistojnë tri ose katër kategori të zonave me rrezik nga koronavirusi:

1. Zonat me rrezikshmëri të lartë:

Vendet e mëposhtme aktualisht hyjnë në këtë kategori:

  • Egjipti
  • Shqiperia
  • Andorra
  • Bahrein
  • Bolivi
  • Bosnjë dhe Hercegovinë
  • Bullgaria
  • Kili
  • Ekuador
  • Estonia
  • Franca (përfshirë të gjitha departamentet e huaja)
  • Irani
  • Jordania
  • Kolumbia
  • Kosova
  • Kuvajti
  • Letonia
  • Liban
  • Malta
  • Meksika
  • Moldavia
  • Mali i Zi
  • Holandë
  • Maqedonia e Veriut
  • Territoret palestineze
  • Paraguai
  • Peruja
  • Polonia
  • Suedi
  • Serbia
  • Sishel
  • Sllovakia
  • Sllovenia
  • Sudani
  • Republika Arabe Siriane
  • Tanzani
  • Republika Çeke
  • Hungaria
  • Uruguaj
  • Emiratet e Bashkuara Arabe
  • Qipro

Të ngjashme