Masa parandaluese për Coronavirusin, dezinfektohen hyrjet e banesave në Prishtinë

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 09:00 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndërmarrja Publike Banesore (NPB), në kuadër të fazës së marrjes së masave mbrojtëse për parandalimin e virusit Covid-19, ka vazhduar dezinfektimin e hyrjeve të banesave kolektive, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i NPB-së, Hajdar Hoxha tha se të martën janë dezinfektuar 70 hyrje të banesave ndërsa gjatë së mërkurës pritet të dezinfektohen edhe 130 të tjera, sa ata kanë nën menaxhim.

“Ne gjithsej kemi në administrim 200 hyrje dhe prej këtyre të gjitha do të dezinfektohen, dhe dje ka filluar dezinfektimi ku kemi arrit me i përfunduar 70 hyrje”.

“Këto 200 hyrje mbulon rreth 20000 mijë banorë. Ne i kemi njoftuar të gjithë përmes SMS, në mënyrë që ata gjatë detyrës së dezinfektimit të mos lëvizim dhe mesazhi jonë është që të rrinë në shtëpi, por gjatë kësaj kohe është mirë të rrini në shtëpi 20 minutat e para”.

“Ne kemi bërë një dezinfektim në zyrën tonë dhe kemi reduktuar stafin sepse ashtu jemi në rolin e menaxhimit dhe 80% prej tyre ndoshta janë liruar”.

Kjo masë vjen pas dezinfektimit të autobusëve urban e mbylljes së qendrave për të moshuar dhe pastrimit të rrugëve.

Medina Braha, drejtoreshe e Shërbimeve Publike, tha për Ekonomia Online se larja e rrugëve duhet të bëhet kur temperatura minimale është mbi 5 gradë celsius.

Në Kosovës janë konfirmuar me Coronavirus 19 persona deri më tani.

Të ngjashme