Masakra në Familjen Berisha, familjari: Kriminelët sillen të lirë, pa drejtësi nuk do të ketë rehati

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 19:13 | Nga Ekonomia Online

Këtë të premte janë bërë 22 vjet prej masakrës së forcave serbe ndaj 50 anëtarëve në Familjen Berisha në Suharekë.

Halit Berisha, familjar, është shprehur se gjithçka kishte nisur rreth orës 12:00 të mesditës, kur pjesëtarë që kësaj familjeje ishin mbyllur në një objekt dhe kishte filluar të ushtrohej gjenocid mbi ta.

“Më 27 kemi tentuar të marrim vesh se çfarë ka ndodhur. Në mes 4-5 prillit i kanë varrosur dhe prej atyre janë zhvarros më pas dhe janë dërguar me kamionë frigorifer drejt Serbisë”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

“Mbetjet janë dërguar nën një ndërtesë të një stacioni policor në Serbi. Kriminelët i njohim. Ata sillen nëpër Kosovë të lirë. Derisa drejtësia nuk vjen në vend të duhur, nuk do të ketë kurrë rehati në këtë vend”.

Të ngjashme