Masat e reja anti-COVID, avokati kosovar paralajmëron kaos në sistemin e drejtësisë

Prishtinë | 31 Tet 2020 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka dal me masa të reja pas rritjes së rasteve me COVID-19 në vend. Këto masa pritet të hyjnë në fuqi nga e hëna dhe do të rishikohen pas dy javësh, raporton Express.

Në mesin e masave që janë marrë është edhe që personat mbi moshën 60-vjeçare dhe ata me sëmundje kronike të mos dalin në zyre, por të punojnë nga shtëpia.

E për këtë masë ka reaguar avokati kosovar, Besnik Berisha, duke thënë se nëse respektohen këto kufizime edhe në sistemin e drejtësisë, do të ketë dështim gjykimesh e kaos hetimesh.

“Nese personat me moshë mbi 60 vjec nuk mund të dalin në punë, i bie që asnjë gjykim/hetim me gjyqtarët/prokurorët që kanë këtë moshe, nuk mund të zhvillohet deri në një vendim të ri.

Përvec kësaj, nëse avokatët që kanë këtë moshë nuk lejohet të dalin në punë, edhe pse pagat e tyre askush s’ua paguan, atëherë i bie që proceset hetimore/gjyqësore nuk mund të zhvillohen as tek gjyqtarët/prokurorët me moshë më të re, nëse avokatët janë të moshës mbi 60 vjeç!”, ka shkruar Berisha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme