Masat e reja anti-Covid, kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë për të kaluar fundjavën

Prishtinë | 07 Nën 2020 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Pas masave të reja kufizuese që ka ndërmarrë qeveria, kosovarët janë nisur drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën.Sipas disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, shihet se në pikën e kalimit kufitar në Morinë janë krijuar radhë të gjata të makinave.

Qeveria ka marrë vendim që në fundjavë të u ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, prej orës 20:00, më 06/11/2020 (e Premte) deri më 09/11/2020 (e Hëne) në orën 05:00.

Po ashtu, Qeveria ka vendosur që të fut në karantinë shtatë komuna: Prishtinën, Fushë Kosovën, Gjilanin, Obiliqin, Gjakovën, Podujevën dhe Shtimen.

Në komunat e lartë cekura ndalohet hyrja/dalja e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 20:00 të dt.06/11/2020 deri në orën 05:00 të dt. 09/11/2020.Ndërkohë qeveria në Shqipëri nuk ka ende një vendim për nisjen e izolimit të dytë, dhe sipas ekspertëve, ka ende kapacitet në spitale, që mund të ofrojnë shërbim për personat e prekur, raporton Faxweb.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme