Masat e reja: Nesër protestohet para Qeverisë

Prishtinë | 23 Tet 2021 | 19:22 | Nga Ekonomia Online

Shoqata e Gastronomëve nesër, në ora 21:30, do të dal në protestë para Qeverisë së Kosovës.

Arsyeja e kësaj proteste është për shkak të masave të reja anti-Covid 19.

Sipas masave të reja, orari i gastronomisë vazhdon deri në ora 23:00 por do të punojnë me masa kufizuese.

Lajmin për protestë e ka konfirmuar kryetari i Gastronomëve, Petrit Kllokoqi.

“Nesër, e diele, ora 21:30, ftoj të gjithë gastronomët që të dalim para Qeverisë, duke i marrë automjetet tuaja për të protestuar kundër masave të reja, me sirena!! Kundërshtojmë masat duke e rujt shëndetin publik”, shkruan në postimin e tij Kllokoqi.

Të ngjashme