Masat e reja – Nga e hëna nisë mësimi në shkolla, lehtësime edhe për gastronomët

Prishtinë | 23 Sht 2021 | 17:14 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Shëndetësisë ka prezantuar masat e reja, ku është konfirmuar se nga e hëna do të nis procesi mësimor në të gjitha shkollat, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se po ashtu do të hapen edhe çerdhet, por do të kenë numër të kufizuar të fëmijëve, gjithashtu edhe të nxënësve në klasa.

“IKShPK konstaton se situata epidemiologjike me Covid-19 aktualisht shënon rënie të rasteve të reja pozitive dhe numrit të vdekjeve por megjithatë është akoma jo stabile, duke pasur parasysh se varianti delta është dominues në qarkullim në Kosovë. IKShPK përkundër situatës rekomandon vigjilencë dhe vazhdimin e disa masave në mënyre që të parandalojmë përhapjen e Covid-19”, tha ai.

Gjithashtu do të mundësohet funksionimi i gastronomisë edhe në ambiente të brendshme, por me kushtin që të pranishmit të jenë të vaksinuar.

Masat e reja:

– Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë me datën 27 shtator ku në klasa nuk do të lejohen më shumë se 20 nxënës. Në klasat me më shumë se 20 nxënës, mësimi mbahet në dy grupe.

– Institucionet do të punojnë me kapacitete të plota, personeli duhet të ofrojë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse.

– Kufizimi i lëvizjes vazhdon të mbetet i njejtë, nga ora 22:00 – 05:00h.

– Gastronomia do të vazhdojë me të njejtin orar. Lejohet puna brenda lokaleve për personat që ofrojnë dëshmi të vaksinimit ose teste përkatëse. Kjo nuk vlenë për ambientet e jashtme të gastronomisë.

– Personeli i sektorit Publik dhe privat, të cilët kanë punë me palë, duhet të janë të vaksinuar ose të ofrojnë dëshmi për testet relevante.

Të ngjashme