Masat e reja, pas orës 21 lejohen shërbimet take-away në sektorin e gastronomisë

Prishtinë | 01 Nën 2020 | 20:33 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës ka prezantuar masat e reja me të cilat do të luftohet Covid-19. Ndër to është edhe mbyllja e kafiterive dhe restoranteve pas orës 21. Pas këtij orari lejohet shërbimi merre me vete.

Ky është vendimi që prek gastronomët:

  1. Të gjitha subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë si restorantet, kafetëritë dhe të ngjashme në Republikën e Kosovës, u ndalohet funksionimi nga ora 21:00 deri në 05:00 , përveç shërbimeve “Merr me veti“ (Take away).

3.1 Brenda orarit të lejuar mund të punojnë duke respektuar distancën prej 2 metra hapësirë ndërmjet tavolinave, si dhe të mbajnë dezinfektantët për duar në çdo tavolinë, të cilat mund të shfrytëzohen nga klientët. Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë gjatë hyrjes në objekte publike dhe private.

Të ngjashme