Masat e reja të qeverisë së Kosovës, gastronomet protestojnë nesër me tenxhere e lugë

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 21:23 | Nga Ekonomia Online

Të pakënaqur me masat e reja antiCovid, Shoqata e Gastronomeve të Kosovës nesër duke filluar nga ora 12:00 do të zhvillojë një aktivitet simbolik para lokaleve të tyre, duke krijuar zhurmë me tenxhere dhe me lugë.

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës, theksojnë se masat e reja të vendosura nga qeveria janë të papranueshme.

Postimi i plotë i tyre:

I ftojmë të gjithë gastronomët që nesër prej orës 12:00 – 13:00 të dalin para lokaleve të tyre dhe në shenjë proteste ndaj Qeverisë të protestojnë me Tenxhere e Lugë. T’ua bëjmë me dije se NUK MUJNA MO, JEMI SHTERRË.Secili prej nesh është që të mbrohemi nga pandemia, veç nuk mund të durojmë më mospërfilljën nga Qeveria, sepse JEMI SHTERRË – sepse NUK PO NA NDIHMONI, NUK PO NA SHIHNI E NJEHNI PËR T’GJALLË!Vendimi i fundit tregon më së miri që Qeveria e ka harru EKONOMINË:- MSHEL GASTRONOMINË- MSHEL SUPERMARKETET- MSHEL EKONOMINË- HAPI KUFINJT LE T’DALIN EDHE ATO PAK PARE JASHTË KOSOVËS.OJ QEVERI, JENA SHTERRË NUK MUJNA MO, MERRNI VESH!!!PROTESTA E RADHËS, TË HËNËN MË 9 NËNTOR!

Të ngjashme