MAShT e studentët ndezin qirinj në nderim të Bushit të Vjetër

Prishtinë | 05 Dhj 2018 | 18:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, së bashku me stafin e tij dhe zyrtarë të MAShT, si dhe mësimdhënës e studentë, kanë ndezur qirinj para Teatrit Kombëtar të Kosovës, në shenjë nderimi për jetën dhe veprimtarinë e presidentit George H.W.Bush, i cili ndërroi jetë ditë më parë.

“Ky respekt është sepse ka bërë shumë për popullin tonë dhe për Kosovën, në vitet kur ishte në pyetje ekzistenca jonë dhe humbja e shpresës. Ishte presidenti Bush tashmë i ndjerë, i cili i pari dha një sinjal dhe një shpresë të madhe për popullin tonë, kur edhe vendosi vijat e kuqe”, tha me këtë rast ministri Bytyqi.

Ky organizim është bërë me iniciativën dhe vendimin e ministrit Bytyqi në shenjë respekti, mirënjohje dhe vlerësimi për veprimtarinë politike të ish-presidentit amerikan, i njohur si Bushi i Vjetër.

Me këtë vendim të Ministrit, po ashtu, të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar, orën e parë të mësimit, sot ia kushtuan raporteve mes shtetit të Kosovës dhe ShBA-ve, si dhe përkushtimit të ish presidentit George H.W. Bush për çështjen e Kosovës në momente të rëndësishme historike.

Bytyqi tha se pos vendimit që në shkolla gjatë orës së parë të flitet për SHBA-në, tha se duhet të jetë një respekt i veçantë për ndihmën që ka bërë i ndjeri presidenti Bush për Kosovën, raporton Ekonomia Online.

“Sot pos që është marrë vendim që ora e parë e mësimorë në të gjitha shkollat e vendit t’i kushtohet miqësisë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës. Po ashtu edhe në orët e mbrëmjes vendosëm qirinjtë për shenjë respekti dhe angazhimi që ka pasë presidenti Bush tash i ndjeri. Mendoj që ky respekt është i nevojshëm sepse me të vërtetë ka bërë shumë për popullin tonë dhe Kosovën. Në vitet kur ishte në pyetje ekzistenca dhe humbja e shpresës, ishte presidenti Bush që dha sinjale dhe vendosi vija të kuqe”, tha Bytyqi.

Sot në Washington është mbajtur ceremonia për të nderuar presidentin e 41-të të Shteteve të Bashkuara, George H W Bush, i cili vdiq më 30 nëntor në moshën 94-vjeçare.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur të mërkurën ditë zie shtetërore në Kosovë, në nderim të presidentit amerikan.

 

Të ngjashme