MASHTI njofton për pushimin dimëror në shkollat e Kosovës

Prishtinë | 12 Dhj 2021 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Pushimi dimëror për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës do të nis në fund të këtij muaji.

Sipas zëdhënëses së MASHTI, Iliriana Pylla procesi mësimor do të përfundoj më 30 dhjetor, dhe pushimi do të nis nga data 31 dhjetor.

“Sipas vendimit të fundit të MASHTI, procesi mësimor do të përfundoj më 30 dhjetor, dhe pushimi dimëror do të zgjasë deri më 10 janar në rast se nuk ndryshon ky vendim gjatë ditëve të ardhshme”, ka thënë Pylla.

Kujtojmë se viti shkollor kishte nisur me një muaj vonesë shkaku i situatës me pandeminë COVID-19.

MASHTI në konsultim me gjithë akterët e tjerë të arsimit kishin marrë vendim për kompensimin e ditëve të humbura për vitin shkollor 2021-2022. Kompensimi i ditëve të humbura është vendosur të mbahet të shtunave, dhe ka nisur që nga data 9 tetor 2021, kur edhe do të përfundoj më 24 qershor 2022.

Më poshtë mund të njoftoheni për oraret e orëve mësimore të cilat do të zëvendësohen:

– Në muajin dhjetor, 2021 me datat: 4.12.2021, 18.12.2021, 28.12.2021, 29.12.2021 dhe 30.12.2021 (ditë të pushimit dimëror);

– Në muajin janar, 2022 zëvendësimi të bëhet me datat: 15.01.2022 dhe 29.01.2022;

– Në muajin shkurt, 2022 me datat: 12.02.2022 dhe 26.02.2022.

– Në fund të periudhës së tretë, për nxënësit të cilët e përfundojnë shkollën e mesme të lartë klasën e 12-të (maturantët), zëvendësimi të bëhet me datat: 16.05.2022, 17.05.2022, 18.05.2022, 19.05.2022, 20.05.2022.

Për nxënësit e klasave 9, 10 dhe 11-të, zëvendësimi bëhet me datat: 06.06.2022, 07.06.2022, 08.06.2022, 09.06.2022, 10.06.2022.Për nxënësit e klasave 1-8 dhe fëmijët parafillor, zëvendësimi do të bëhet me datat: 20.06.2022, 21.06.2022, 22.06.2022, 23.06.2022 dhe 24.06.2022.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme