Matoshi bënë thirrje për mos-hedhjen e mbetjeve shtazore rreth lumenjve

Prishtinë | 23 Gus 2018 | 17:44 | Nga

Ushtruesi i detyrës së ministrit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi përmes një postimi në faqen e tij në facebook ka shprehur shqetësim për hedhjen e mbetjeve të shtazëve përreth lumenjve.

Postimi i plotë:

Jam i shqetësuar me pamjet e tilla, ku nga mbetjet e shtazëve janë krijuar deponi ilegale, duke ndotur mjedisin e duke rrezikuar edhe cilësinë e burimeve ujore në vend.

Duke falënderuar qytetarët dhe mediet për raportimin dhe ngritjen e shqetësimeve të tyre, qysh nesër së bashku me inspektoratin dhe mekanizmat tjerë do të analizojmë këtë situatë dhe të gjitha shmangiet eventuale ligjore do të ndëshkohen.

Mbrojtja e natyrës duhet të jetë prioritet i të gjithëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme