Matoshi kërkon urgjentisht fillimin e hetimeve për rastin e paraqitur nga deputeti Zeka

Prishtinë | 28 Qer 2019 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka kërkuar sot zyrtarisht nga organet e hetuesisë që të fillojnë menjëherë hetimet në lidhje me rastin e paraqitur nga deputeti Milaim Zeka, në seancën e sotme në Kuvendin e Republikës së Kosovës, rreth ndërtimit të një hoteli në Brezovicë.

“Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor mbetet i përkushtuar që në kuadër të kompetencave të veta të hap të gjitha dyert dhe rrugët për hetimin e këtij rasti dhe siguron organet e hetuesisë se askush brenda MMPH-së nuk do të lejohet që të pengojë këtë proces”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, Matoshi i është drejtuar me shkresë zyrtare edhe Policisë së Kosovës, lidhur me këtë rast.

Të ngjashme