Matoshi kundër që të preken pagat në sektorin publik: Jo barazi në mjerim

Prishtinë | 18 Pri 2020 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Halil Matoshi është shprehur kundër uljes së pagave në sektorin publik.

Matoshi ka shkruar në Facebook se paralajmërimi i ministrit në detyrë, Besnik Bislmi për uljen e pagave në sektorin publik do të thotë barazi në mjerim.

“Derisa Ligji i pagave, i cili ua rikthente dinjitetin mjekëve e infermierëve, mësuesëve e policëve, u “blloku” në Gjykatën Kushtetuese, ministri i shkarkumë i financave, paralajmëron uljen e matutjeshme të pagave në sektorin publik. Kjo dmth barazi në mjerim”, ka shkruar Matoshi.

Të ngjashme