Matoshi në Ditën e Tokës bën thirrje për kujdes ndaj natyrës

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë, Fatmir Matoshi në një shkrim në Facebook ka bërë thirrje që të ruhet natyra, nga ndotjet degradimet dhe mbeturinat.

Matoshi më tutje është shprehur se si  ministëe ka pasur prioritet pastrimin e tokës, eliminimin e deponive ilegale dhe evitimin e ndotjes nga plastika.

Postimi i plotë:

“Edhe në këtë ditë si në çdo ditë tjetër duhet të tregojmë kujdes të shtuar ndaj natyrës sonë, tokës sonë, duke mos ndotur e dëmtuar atë, por duke mbrojtur nga degradimet dhe ndotja nga mbeturinat.

Gjatë kohës sa kam qenë Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor jam i lumtur që prioritet kam pasur pastrimin e tokës sonë, eliminimin e deponive ilegale dhe evitimin e ndotjes që vjen nga plastika, për të cilën kam filluar projektin për kthimin e shisheve të plastikës, kanaqeve dhe qelqit.

Sot në këtë kohë pandemie, si rezultat i kufizimit të lëvizjeve edhe aktiviteteve tjera në natyrë, reduktimit të veturave në komunikacion, kemi cilësi të ajrit në standardet e lejuara dhe po ashtu me pak degradime në mjedis që vijnë nga aktivitete ilegale.

Kështu duhet të vazhdojmë edhe pas tejkalimit të pandemisë, sepse duke mbrojtur mjedisin, ne mbrojmë shëndetin tonë dhe të shoqërisë.

Ta mbrojmë planetin tonë të përbashkët”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme