Matoshi paralajmëron konfiskimin e thëngjillit që shitet në rrugët e Prishtinës

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 10:50 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor ka shqyrtuar raportin vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) Fatmir Matoshi raportimin e tij nuk pati mundësi ta përfundoj dhe nuk mori pyetje nga deputetët pasi po mbahej seanca e jashtëzakonshme për pakon e projektligjeve për agjendën evropiane.

Matoshi për gjatë kohës sa pati mundësi të raportoj tha se gjendja e mjedisit në Kosovë këto ditë ka filluar të përkeqësohet për shkak të temperaturave të larta dhe ndotja e ajrit që është krijuar.

“Gjendja e mjedisit në Kosovë sipas raporteve të fundit tregojnë për një gjendje jo të mirë të mjedisit me gjitha përpjekjet e ministrisë së mjedisit. Deri tani jemi angazhuar në përmirësimin e mjedisit duke filluar nga furnizimi i pijshëm, rregullimi i ujërave të zeza, menaxhimi i mbeturinave, mbrojtja e zonave të mbrojtura, planifikim hapësinor”, tha Matoshi.

Matoshi tha se ndërprerja ë thëngjillit që është bërë kohëve të fundit do të u ndihmoj që të kemi një mjedis më të përmirësuar se sa viteve të kaluara.

“Në kuadër të masave që po mundohemi me i aktivizuar si MMPH qëndron se në i kemi propozuar qeverisë më e ndërpre përparimin e thëngjillit në institucione publike, qeveria ka pas kërkesa shtesë ne i kemi ofruar ato dhe javën e kaluar kemi marr vendim në bazë të propozimit tonë me u ndërpre përdorimi i thëngjillit”.

“Me kërkesë të task-forcës MASHT këtë vendim e ka marr qysh në muajin korrik në shkolla, një tjetër qe ka ndikuar janë edhe keqpërdorimi ka qenë dhënia falas për punëtorët e KEK-ut që ka qenë keq dhe ne i kemi kërkuar ministrit Lluka këtë praktik me ndërpre. Vendimi është duke u zbatuar punëtorët nuk janë duke marr thëngjill dhe nuk po e shesin atë rrugëve”, tha Matoshi.

Matoshi tha se këto ditë do të fillojë edhe konfiskimi i shirjes së thëngjillit nëpër rrugët e Prishtinës. Ai tha se në ekonomitë familjarë nuk kanë mundur ta bëjnë ndërprerjen e thëngjillit pasi që ende ka qenë duke u përdorur nëpër institucione publike.

Kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina ka treguar se si ka qenë mjedisi gjatë viteve të kaluara dhe në këto javët e fundit ku ka qenë në masë të madhe ajri i ndotur.

“Gjendja ka pak përmirësime, me vite me radhë kemi thënë se çdo vit gjendja do përmirësohet me investime dhe për këtë arsye kemi pas rezultate të parlamentit nga disa akter ka filluar implementimin e nga disa jo”.

“Sektori qe na mundon është fusha e ajrit ku sezonin e dimrit fillon me u përkeqësuar në shtator dhe vazhdon në muajt në vazhdim deri në sezonën e verës. Në vitin 2017 kemi pas monitorim në 12 stacione ne Republikën e Kosovës dhe një stacion mobil qe bën matjen e cilësisë se ajrit”.

“Gjatë vitit 2017 gjatë muajit të janarit kemi pas mbi 21 ditë tejkalim. Ditet maksimale të lejuara sipa ligjit të Republikës së Kosovës janë 35 ditë të vitit i bie që ka pas 41 ditë tejkalime vetëm në një stacion mbikalim”.

Morina tha se komuna e Prizrenit, Pejës nuk kanë pasur tejkalime. Morina tha se në komunën e Prishtinës në dy stacione ka pasur 41 dhe 38 ditë tejkalime, raporton EO.

“Obiliqi, Gjilani ka tejkalime edhe këto tri javët e kaluara po ashtu edhe në vitet e kaluara. Ndotësit më i madh si burim janë termocentralet e ‘Kosova A’, transporti, automjetet, dhe shtëpitë me nxehje”.

Ai tha se në sezona e dimrit ka ngritje të azotit e cila shkaktohet si pasojë e djegies së karburanteve nga automjetet.

EkonomiaOnline

DREJTPËRDREJT – Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor shqyrton raportin vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017. I ftuar ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, November 13, 2018

Të ngjashme