Matoshi pret në takim përfaqësuesit e CEB-it, në fokus banimi social në Kosovë

Prishtinë | 03 Tet 2018 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi sot kanë pritur në takim përfaqësuesit e CEB- Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës (BZHKE), drejtoreshën e Departamentit të këshillimit teknik, Monica Brezzi, Samir Kulenovic, këshilltarin teknik për banim dhe Valeriu Cosuleanu, zyrtarin përgjegjës për Kosovë, me ç’ rast kanë diskutuar për “Programin për banimi social në Kosovë”.

U. d ministri Matoshi gjatë këtij takimi ka thënë se MMPH-ja është e gatshme të mbështes projektin për banim social në Kosovë.

“ Jemi këtu për të siguruar që ky projekt që dy vite radhazi është vlerësuar me pikë andaj për ne si projekt është i rëndësishëm për ta shtyrë tutje. Jam këtu për të kryer pjesën e punës që më takon mua si ministër, ta mbështes këtë projekt dhe ta përfundojmë pjesën tonë që na takon si MMPH”, tha Matoshi.

Ndërsa drejtoresha e Departamentit të këshillimit teknik, Monica Brezzi, tha se ky projekt do të ketë vlerësime të ndryshme dhe aktualisht sipas saj është në fazën e vlerësimit teknik.

“Vlerësimi i projektit ka aspekte të ndryshme, njëri aspekt është teknik që po fillojmë sot, që të shohim dizajnin e projektit , ndikimet e mundshme, përzgjedhja e përfituesve. Pastaj ka edhe aspekte të tjera, pra do të ketë edhe çështje që do lidhen me aspektin financiar”, tha Brezzi.

Ekipi vlerësues teknik i CEB-it, do të qëndrojë tri ditë në Kosovë ku do të kenë disa takime me përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme, me të cilit do të diskutohet mbi përmbajtjen, modalitetet e mundshme financiare dhe partneritetet, studimin e parafizibilitetit për vlerësimin e nevojave për banim social në nivel vendi, mundësinë e realizimit të një pilot projekti për banim social si dhe për sfidat e përgjithshme të sektorit të banimit në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme