Matoshi: Serbia “pro-europiane” heshtë për vrasjen e 1370 fëmijëve në Kosovë

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Halil Matoshi i cili është këshilltar i Kryeministrit Ramush Haradinaj, në 20 vjetorin e masakrës së Lybeniqit, ka thënë se Serbia “pro-europiane”, heshtë për vrasjen e 1370 fëmijëve të vrarë në Kosovë gjatë luftës dhe në anën tjetër heroizon ekzekutorët.

Ai ka thënë se në vend që presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, të angazhohet në defashizimin e shoqërisë serbe, ai vazhdon ta akuzojë NATO-n dhe shqiptarët.

“Madje porositë e tij cinike, të stilit ‘po të guxoja e nuk guxoj, do t’i thosha Ramush Haradinajt shko shërohu’, pos që nuk i shërbejnë asgjëje dhe askujt, janë thjeshtë deklarata primitive, kur po hyjmë në dekadën e tretë të shekullit 21-të dhe janë vetëm retorika nxitëse që u thuhen atyre serbëve të paemancipuar, të mbetur në terrin mesjetar, në intencën patologjike të shkatërrimit dhe spastrimit etnik ndaj të gjithë jo-serbëve”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të këshilltarit Matoshi në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme