Matoshi: Vendimet për hidrocentralin në Lumbardh, sipas interesit të qytetarëve

Prishtinë | 25 Shk 2019 | 16:39 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Fatmir Matoshi, ka thënë se ndërtimi i hidrocentralit në lumin Lumbardh në Pejë, ende është në një fazë të hershme, ku ka siguruar qytetarët se interesi i tyre është parësorë për MMPH-në, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, ende nuk është bërë asnjë vlerësim, pas të cilit, pritet të ketë vendime që shkojnë në interesin e qytetarëve.

“Interesat e qytetarëve janë në rend të parë. Interesi tyre do jetë i pari për çdo projekt. Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë normalisht i marrim në konsideratë. deri tash gjithë kjo është e parakohshme. Ende nuk është takuar grupi dhe nuk është bë asnjë vlerësim dhe në bazë të ditëve të ardhshme do ketë edhe vendime por gjithmonë duke shikuar edhe interesin e qytetarëve”, tha Matoshi.

Këto komente, kreu i Mjedisit, i bëri pas takimit që pati me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Matoshi tha do të jenë në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Pejës sa i përket ndërtimit të hidrocentralit në Lumbardh të kësaj komune.

:Patëm një diskutim edhe më lidhje me shqetësimet që kanë ngritë banorët në Pejë në lidhje me një investitor për ndërtimin e hidrocentralit në Lumbardh, u dakorduam se do jemi së bashku në këtë proces me një bashkëpunim të ngushtë me komunën e Pejës”, shtoi Matoshi.

Ai shtoi se projekte të shumta do të bëhen për Pejën, ku është diskutuar edhe për impiantin e ujërave të zeza.

“Gjatë këtij viti më Pejë do kemi disa projekte të rëndësishme për mjedisin. Ishin temë e këtij takimi.  Edhe diskutime të tjera që lidhen edhe me impiantin e ujërave të zeza”, shtoi Matoshi, raporton Ekonomia Online.

Përndryshe, të hënën komuniteti i banorëve të Rugovës në sheshin e Pejës kanë organizuar një protestë për të kundërshtuar projektin e hidrocentraleve në Lumbardh. Ata kanë nënshkruar edhe një peticion me anë të të cilët shprehin kundërshtimin për ndërtimin e këtyre hidrocentraleve.

Të ngjashme