Matoshi: Sulmi ndaj Kuvendit lidhet me Gjykatën Speciale

Prishtinë | 05 Gus 2016 | 08:44 | Nga

Gazetari e analisti Halil Matoshi sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, në një shkrim të tij në Facebook, e ka quajtur sulm kundër paqes në Kosovë, për të penguar Gjykatën Speciale.

Shkrimi i plotë i tij në rrjetin social:

“Sulmi ndaj ndërtesës së Kuvendit asht drejtue kunder paqes ne Kosove e per me e pengu Gjykaten Speciale!?

Sulme te tilla ne kohe “te vdekur” ne institucione publike mund te baj vetem ai qe ka informacione te sakta qe ne objekt nuk gjenden njerez, sepse kso sulmesh nuk bahen me qellim vrasjen individuale ose masive.

Kso sulmesh orekstrohen dhe bahen nga segmente profesionale te nderlidhuna me shtetin ose qe jane mekanizma paralel te sigurise.

Me qellim te krijimit te pasigurise politike dhe qytetare ne vend si kërcenim per paqen dhe lirine e vendit.

Qyshdoqofte dhe kushdo qe kryen sulme te tilla me rrezikshmeni te nalte per sigurine e pergjithshme ne shtet asht anmik i Kosoves.

Aktivizimi i Gjykates Speciale po afrohet e kjo “i ka aktivizu” kriminelat e veshun me pushtet.

Ata duen me e damtu Republiken per me shpetu by… e vet!

Dihet se kujt i konvenon perplasja civile qe kish me “prodhue” krime e kriminele te rinje, per me u harru krimet e vjetra – per me u pengu, neglizhu e nashta me u pezullu krejt Gjykata Speciale – ne nderkohe forcat legale te sigurise se vendit, te pafuqishme kqyrin seri!”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme