Matoshi thotë se nuk ka fuqi ta ndalojë ndërtimin e hidrocentraleve në Shtërpcë

Prishtinë | 08 Kor 2019 | 12:14 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, po raporton para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, lidhur me hidrocentralet dhe gurthyesit, raporton Ekonomia Online.

Ministri Matoshi aty para disa qytetarëve të pranishëm nga Shtërpca dhe Bitia e Epërme, tha se ai i bashkëndien shqetësimet e banorëve, duke shtuar se ai si ministër nuk mundet me marrë përgjegjësinë si ministër me ia pagu dëmet dhe penalltitë atyre që kanë dokumentacion.

“I bashkëndjej shqetësimet e banorëve por gjendja në të cilën aktualisht jemi kështu. Komuna e Shtërpcës operon hidrocentrali Sharri si dhe Brezovcia, pastaj hidrocentrali Shtërpca i cili poashtu posedon dokumente si dhe Mako. Secili prej tyre i nënshtrohen Komunës së Shtërpcës dhe jo Ministrisë nga ne kanë vetëm pëlqimet”.

Ai ka thënë se gjendjen e ka gjetur të tillë kur ka ardhur në krye të ministri.

Matoshi ka thënë se nuk e ka fuqinë që të ndërmarrë diçka në këtë aspekt, pasi sipas tij, kompanitë ndërtuese kanë dokumentacionin e nevojshëm për ndërtimin e tyre

“Shpeshherë po përmendet se banorët janë rreziku e s’kanë guxu me ardhë, ju duhet ta thërrisni Ministrin e Punëve të Brendshme. Unë nuk mundem me marrë përgjegjësinë si ministër me ia pagu penalltitë dhe dëmet atyre që kanë dokumentacion. Po kohëve të fundit ka pasë problem me ueb faqe. Po deputetet s’kanë nevoje me marrë leje për qasje në dokumente zyrtare”, tha ai.

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, tha se çështja e hidrocentraleve është një avancim për bizneset dhe mjerim për qytetarët.

“Dje kam kaluar ku po punohet te hidrocentrali dhe i kam pa makinat dhezë atje, ishte e dhimbshme me e pa gjendjen e njëjtë pra avancim për biznesin dhe gjendje e mjerueshme për qytetarët”, tha ajo.

Ministri Matoshi, tha se punimet në hidrocentrale nuk mund të ndalen nga MMPH, sipas tij një iniciativë e tillë i takon Kuvendit të Kosovës.

“Ne mundemi me hartu një skicë të kompetencave me pa saktë komisioni se cila kompetencë e cilit institucion është. Ndoshta pjesën më të madhe të përgjegjësive i ka shkaktuar në aspektin institucional dhe jo atë individual. Ne nuk i bëjmë pyetje ZRrE-së ju i bëni pyetje ata ju përgjigjen juve. Punimet nuk ndalen atje. Ju merreni iniciativën në Kuvend nxirreni ligjin dhe ne e zbatojmë atë. Lejet mjedisore e ujore i keni bë ju pikërisht. Çka është në dorën time është që çdo lëndë që ju doni me marrë keni të drejtë me marrë e me pa atë. Unë mundem me kërku raport prej ZRrE-së, pasi ata nuk më raportojnë mua, veç juve. Në rast se ka pasë shkelje ligjore ato nuk kanë pikë prej qiellit, janë përgjegjësit”, tha Matoshi, raporton EO.

Aty nga deputetët u kërkua që të formohet një Komision Hetimor lidhur me Çështjen e Hidrocentraleve dhe Gurthyesve.

Të ngjashme