Maturantët e “Sami Frashëri” i nënshtrohen testit të maturës

Prishtinë | 26 Qer 2021 | 11:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mbi 23 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot Provimit të Maturës Shtetërore, në 177 qendra të testimit, raporton Ekonomia Online.

Sipas MASHTI-t në proces janë angazhuar mbi dy mijë administrues, 550 komisionerë, 360 mbikëqyrës, 200 vëzhgues, ndërsa rezultatet e testit pritet që të shpallen më 5 korrik.

Po ashtu dhe në gjimnazin në kryeqytet ka filluar mbajtja e testit të maturës. Të gjithë nxënësve u është matur temperatura para hyrjes në objektin e shkollës.

Në anën tjetër, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka uruar maturantët të cilët sot u nënshtrohen testit të maturës shtetërore.

Nagavci ka këshilluar maturantët që të mos kenë stres, të kenë besim në veten dhe të angazhohen me fuqinë dhe njohuritë e tyre, pasi sipas saj viti i fundit nuk ishte i lehtë për shkak të pandemisë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit, rezultatet e provimit të maturës shtetërore pritet të shpallen më datën 5 korrik.

No description available.
No description available.

Të ngjashme