Maturantët e sivjetmë më të mirë se ata të kaluarit

Prishtinë | 05 Kor 2021 | 20:56 | Nga Ekonomia Online

Rezultatet e provimit të maturës, u shpërndanë nëpër shkolla të mesme të hënën.

Mbi 16 mijë maturantë, ia dolën t’a kalojnë këtë sfidë, nga 23 mijë sa iu nënshtruan testit.

E sipas kësaj po del që sivjet kalueshmëria është pak më e lartë se ajo e vitit paraprak.

E për shkak të përdorimit të telefonit nga provimi janë larguar 69 nxënës, të cilëve u është anuluar testi, kurse zyrtarët e ministrisë janë duke i vlerësuar raportet e komisioneve në Qendrat e testimit dhe së shpejti pritet të publikohen emrat e administruesve të cilët nuk kanë realizuar detyrën më përgjegjësi dhe ndaj të njëjtëve do të merren masa ligjore.

Afati i dytë i provimit të maturës do të mbahet në fund të muajit gusht, derisa për afatin e parë maturantët e pakënaqur kanë të drejtë tri ditë për të bërë ankesa.

Të ngjashme