Mazreku shoferëve: Siguroni automjetet, nuk mund të lëvizni pa polisa

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 14:36 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve, Sami Mazrekui në një intervistë për Ekonomia Online, ka lutur shoferët që mos të dalin në trafik me automjete të pasiguruara.  Edhe pse është kërkuar mirëkuptim nga Policia që shoferët të mos dënohen në këtë kohë të pandemisë, ata po dënohen për mungesë të sigurimit. Ai ka kërkuar mirëkuptim nga shoferët sepse çdo dëm që shkaktohet duhet të paguhet nga kompanitë e sigurimeve.

Mazreku theksoi se në momentin kur ka filluar situata me Coronavirus në bazë të dhënave të njësisë së Punëve të Brendshme kanë qenë diku 148 mijë automjete të pasiguruara, 356 mijë të regjistruara. Përkundër kësaj,  Mazreku ka thënë se ende nuk dihet saktë numri i automjeteve në qarkullim.

Në një intervistë për Ekonomia Online  drejtori i Shoqatës së Sigurimeve, Sami Mazreku tha se ish- Ministri i Punëve të Brendshme ka kërkuar nga Policia që të ketë mirëkuptim sa i përket pjesës së regjistrimit.

 “Ish-Ministri i Punëve të Brendshme ka kërkuar nga Policia që të ketë mirëkuptim sa i përket pjesës së regjistrimit. Kjo nuk do të thotë që shoferët në Kosovë do të mund të lëvizin pa sigurim, sepse policia është duke i gjobitur qytetarët për mos sigurim. Dëmet i paguan kompania e sigurimeve”,  shtoi Mazreku.  

Mazreku tha se me vendimin për masa mbrojtëse janë mbyllur të gjitha Qendrat e Regjistrimit duke mos u ofruar alternativa shtesë që qytetarët të kenë mundësi t’i regjistrojnë automjetet.

Sipas Mazrekut, brenga e qytetarëve  është që pas fillimit të Qendrës për Regjistrime, ata  mund të mos kenë nevojë të marrin polisat e sigurimeve, dhe nëse vonohen më shumë se pesë ditë qytetarët për ta regjistruar automjetin, atëherë Shoqata e Sigurimeve ka vendosur që ky nen të pezullohet.

Sipas tij, ideja është që këto sigurime që lëshohen në këtë kohë qytetarët nuk e kanë të domosdoshme të merren me procesin e sigurimeve, mirëpo ato polisa vlejnë dhe janë aktive nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Sigurisht që një vendim i tillë ka ndikuar direkt në Industrinë e Sigurimeve. Është një vendim i datës 16, ku Ministri i Punëve të Brendshme i ka mbyllur të gjitha Qendrat e Regjistrimit duke mos u ofruar alternativa shtesë që qytetarët të kenë mundësi t’i regjistrojnë automjetet, mirëpo duke i respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë. Meqenëse  brengë qytetarët e kanë pasur që pasi të fillon Qendra për Regjistrime të kenë punën mos kenë nevojë t’i marrin polisat e sigurimeve të tjera apo t’i ndryshojnë sepse ato janë rregullat e brendshme, jo më shumë se pesë ditë mund të vonohesh për ta regjistruar automjetin, atëherë ne kemi kërkuar që ky nen të pezullohet. Ministria e Punëve të Brendshme e ka pranuar kërkesën e Shoqatës dhe e ka suspenduar atë nen që i bie se sot në trafik mundesh me dalë vetëm me sigurim. Ideja është që këto sigurime që lëshohen në këtë kohë qytetarët në momentin që fillon punën Qendra për Regjistrime nuk e kanë të domosdoshme të merren me procesin e sigurimeve, mirëpo ato polisa vlejnë dhe janë aktive nga Ministria e Punëve të Brendshme” tha ai për Ekonomia Online.

Mazreku theksoi se në momentin kur ka filluar situata me Coronavirus në bazë të dhënave të njësisë së Punëve të Brendshme janë diku 148 mijë që janë të pasiguruara ndërsa të regjistruara janë 356 mijë të tjera, mirëpo ende nuk dihet saktë numri i automjeteve në qarkullim.

Mazreku konsideron se çdo veturë që është e pasiguruar më shumë se dy vjet  teknikisht ajo llogaritet se është në rregull.

“Deri në momentin kur ka filluar situata me Coronavirus në bazë të dhënave të njësisë së Punëve të Brendshme janë diku 148 mijë që janë të pasiguruara ndërsa të regjistruara janë 356 mijë të tjera. Na nuk e dimë saktë prej këtij numri se sa janë në qarkullim dhe kemi kërkuar nga MPBA që të shihen forma alternative që listat të pastrohen. Çdo veture që është e pasiguruar më shumë se dy vjet  teknikisht ajo llogaritet se është në rregull. Deri me datën 27 mars ka qenë një funksionim ndryshe tek ne, sepse edhe lëvizja ka qenë e vogël dhe ka qenë orari i kufizuar. Ndërsa me ndryshim të orarit prapë ka filluar lëvizja e automjeteve dhe kjo na ka shqetësuar sepse ato automjete që janë pa sigurim mund të shkaktojnë dëme. Të gjithë ata që dalin në trafik mos të dalin pa sigurim”, shtoi ai.

Sipas Mazrekut në Industrinë e Sigurimeve, punojnë rreth 3000 persona në mënyrë të rregullt dhe 2000 të tjerë që varen nga industria.

“Në industri punojnë rreth 3 mijë persona në mënyrë të rregullt dhe kemi edhe  2 mijë të tjerë që varen nga industria. Aktualisht nuk kemi diçka konkrete. Temë diskutimi është që duhet të respektojmë të gjitha masat që njerëzit të mos dalin pa sigurim”, deklaroi Mazreku.

Mazreku ka thënë se çdo herë duke respektuar udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, sepse është vendim i kuvendit të Shoqatës që të punoj me orar nga ora 9 deri në ora 3 pasdite.

Ndërsa në territorin e Kosovës janë 500 zyra që ofrojnë këto sigurime

“Çdo herë duke respektuar udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë sepse ka një vendim të kuvendit të Shoqatës që të punoj me orar nga ora 9 deri në ora 3 pasdite. Janë 500 zyra në territorin e Kosovës që ofrojnë këto sigurime. Janë kryesisht të fokusuar tek sigurimi i obligueshëm i autopërgjegjësisë (TPL) që është për vetura, mirëpo shitje ka pak”,  ka thënë Mazreku.

Mazreku, ka drejtuar një kërkesë te Ministri i Financave, për funksionimin e kësaj shoqatë, mirëpo ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.  

Mazreku kërkon që sikurse njerëzit në vendet të tjera po sigurohen me polisa, kjo të bëhet edhe për qytetarët tanë.

“Ne kemi drejtuar një kërkesë Ministrit të Financave, e kemi konfirmuar për procesin e funksionimit dhe sa anëtar janë në treg, kompani të huaja dhe vendore sa është stafi i rregullt dhe jo i rregullt dhe cilat mund të jenë pasojat e mundshme nëse kjo pandemi zgjatë. Momentalisht nuk kemi ndonjë përgjigje nga ta. Dje kam komunikuar me kabinetin e ministrit dhe më kanë informuar që janë në shqyrtim të kërkesave tona. Mirëpo ajo çka po ndodh në vendet të tjera është se qytetarët po sigurohen me polisa”, theksoi Mazreku.

Të ngjashme