Mazreku: Vendimi i Gjykatës i ndikuar, do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore

Prishtinë | 03 Pri 2019 | 16:52 | Nga Alban Begolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-Drejtori i Kolegjit “ISPE”, Avni Mazreku, është dënuar me tre vjet burgim për veprën legalizim i përmbajtjes së rreme.

Aktakuza lidhet me procesin e akreditimit të kolegjit, përkatësisht pagesat të cilat duhej kryer në Agjencinë Kombëtare të Akreditimit.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Avni Mazreku, thotë se vendimi i sotëm e bënë atë të dyshoj në pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Ai ka paralajmëruar se do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për siç tha ai zbardhjen e të vërtetës.

“Ky veprim neve na bënë me dyshu shumë në pavarësinë e sistemin e drejtësisë për shkak se ne të gjithë e dimë se ky është i tëri i revonshëm ndaj meje shkaku i rolit tim në një proces tjetër si dëshmitar mirëpo mendimi im ka qenë se kjo gjyqtare do të vendosë mbi baza meritore, s’ka vendosë megjithatë ne do të vazhdojmë rrugët tona ligjore deri sa të zbardhim të vërtetën sepse ky vendim është i pa bazuar në ligj”, tha ai për Ekonomia Online.

Mazreku tha se nuk kanë pranuar asnjë vendim nga Gjykata dhe se për këtë vendim nuk është i njoftuar as avokati i tij.

“Ne nuk e kemi pranuar asnjë vendim, as avokati im nuk e din sepse duhet me e pasë një vendim të shkruar të gjykatës dhe normalisht vendimi duhet të ketë një këshillë juridike se çka hapat e tjerë sipas këtij vendimi dhe nuk e dimë sa javë e sa orë i kemi në dispozicion për të shtruar ankesë”, tha ai.

“…Sepse kjo që mu më ka ndodhë në fakt, nuk është që më ka ndodhur vetëm mua në procesin e dëshmimit kundër ish-zyrtarëve të lartë të Agjencisë së Akreditimit. Njëri nga dëshmitarët në proces tash më është jashtë Kosovës, njëri nga ish dëshmitarët ka ndryshuar dëshminë e tij dhe ishte akuzuar për ndryshim të dëshmisë të cilit iu parashkrua vepra penale dhe disa raste tjera që kanë shku deri në tentim vrasje në fakt dhe që kanë qenë”, tha ai.

Ai tha se përmes këtij procesi atë po tentojnë ta shantazhojnë  dhe t’i ushtrojnë presion.

“Mua personalisht kanë vendosur që të më ushtojnë presion dhe të më shantazhojnë përmes këtij procesi, institucionet e shtetit e veçanërisht sistemi i drejtësisë ka ra pre e këtyre ndikimeve të strukturave kriminale sepse e gjithë kjo është ndërmarrje kriminale dhe unë besoj shumë se gjithë kjo ndërmarrje kriminale do të dekonspirohet dhe në fund do të zbardhet e vërteta, por, fatkeqësia është se jemi duke vazhduar të pësojmë pasoja studentët, qytetarë, familja ime, por ne do të ballafaqohemi”, tha ai.

“…Në asnjë mënyrë që nga viti 2012, principet dhe parimet të cilat unë i udhëheqë nuk do ti lëshojë. Lufta ime për të zbardhur të vërtetën dhe për të denoncuar krimin e organizuar në Kosovë do të vazhdojë edhe më tutje . Në asnjë moment nuk do të më dekurajoj ky rast, por mendoj edhe dyshoj kjo krejt çka ka ndodhë deri tash do t’i dekurajoj njerëzit të bashkëpunojnë me sistemin e drejtësisë”.

Mazreku sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës  “në vitin 2014 në Agjencinë e Kosovës për Akreditim kishte vënë në lajthim organin kompetetent që në një dokument publik të vërtetojë një çështje të pavërtetë, të paraparë për të shërbyer si provë në një çështje ligjore”.


Të ngjashme