Mbahen dy protesta në Prishtinë

Prishtinë | 08 Mar 2021 | 07:39 | Nga Ekonomia Online

Sot janë paralajmëruar se në kryeqytet do të mbahen dy protesta.

Në këtë ditë, në ora 11:00 do të mbahet protesta e parë para Qeverisë së Kosovës.

Në një njoftim për media është bërë e ditur se sot do të protestojnë para Qeverisë, Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.

Disa orë më vonë, një marsh protestues është paraparë të mbahet në shesh.

Në një njoftim për media, Shoqata e Gastronomëve ka bërë të ditur se do të protestojnë sot në ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Të njejtët po kërkojnë nga Qeveria të marrin vendim për hapje totale të bizneseve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme