Mbahet akademi përkujtimore për nder të profesorit Riza Brada

Prishtinë | 07 Jan 2020 | 12:48 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës iu dha lamtumira e fundit profesor e doktor Riza Brada i cili u nda nga jeta dje në moshën 84 vjeçare.

Riza Brada dha kontribut të pashtershëm në arsimimin dhe edukimin e shumë brezave, raporton Ekonomia Online.

Në akademinë përkujtimore u tha se  Riza Bradën ta kujtojmë si një shkrimtar të pashterur.

Xhafer Ismajli bashkautor i profesorit Riza Brada ka rrëfyer për jetën dhe veprën e tij duke kujtuar disa momente që kishin kaluar së bashku.

“E kam shumë të vështirë sot sepse kalova një jetë të gjatë më të. Është karakteristikë e veprave të tij janë se të gjitha veprat janë me shembuj autentik shqiptarë”, tha ai.

Njëri nga studentët e të ndjerit Ramë Zeka potencoi se të flasësh për profesorin ka fjalë ditë e natë.

“Profesor të qoftë hallall çdo gjë që na ke mësu e na ke dhënë. Të mburret familja e tij sepse njërën e tij ia ka kushtu arsimit” tha ai.

Në këtë akademi përkujtimore morë  pjesë familjarë, miq, bashkëpunëtorë e shumë nxënës e studentë.

Të ngjashme