Mbahet aktiviteti “Pëllumbat e paqes” në Reçak

Reçak | 15 Jan 2019 | 11:02 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Reçak është mbajtur aktiviteti “Pëllumbat e paqes” tek shtatorja e William Wolker, raporton Ekonomia Online.

Aty kanë marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetari i Shtimes, Naim Ismajli, ku në mënyrë simbolike kanë lëshuar pëllumbat në qiellin e hapur.

Sot janë bërë 20 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kishin kryer njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak.

Në përkujtim të përvjetorit të kësaj masakre, nën përkujdesjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi janë bërë homazhe në Kompleksin përkujtimor në Reçak.

Më pas do të mbahet Akademi Përkujtimore në “Shtëpinë e Kulturës” në Shtime.

Më 15 Janar 1999, në atë ditë të kobshme në Reçak ishin vrarë e u masakruar barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.

Të ngjashme