Mbahet edhe në Mitrovicë protesta e veteranëve të UÇK-së

Prishtinë | 09 Kor 2020 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Në qytetin e Mitrovicës dhe në qytetet tjera të Kosovës sot janë mbajtur protestat me moton “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”.

Kjo protestë është organizuar nga OVL e UÇK-së dhe nga Shoqata e ish të Burgosurve Politik të Kosovës.

Protesta u organizua pasi Dhoma e Specializuar dorëzoi aktakuzë ndaj ish-eprorëve të UÇK-së, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, për shqyrtim në Gjykatën Speciale.

Të ngjashme