Mbahet konferenca kombëtare e arkivave, kërkohet më shumë mbështetje për këtë veprimtari

Prishtinë | 09 Qer 2018 | 10:26 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia Shtetërore e Arkivave në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë në kuadër të vitit mbarëkombëtar të heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, si dhe me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Arkivistikës – 9 qershori, ka organizuar konferencën e dytë shkencore “Arkivat dhe puna arkivore në trevat e shqiptarëve në shekujt 20-21”.

Ramë Manaj, nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, tha se arkivat kanë pasur dhe kanë rol të rëndësishëm për shtetin dhe shoqërinë sepse mbesin tempull i trashëgimisë kulturore shqiptare, raporton Ekonomia Online.

Por, megjithatë atë sipas Manajt arkivat veçmas në Kosovë kanë mbetur pa përkrahjen e merituar.

Ai ka kërkuar që kjo veprimtari të mos dëmtohet nga mungesa e kapacitete njerëzore dhe problemeve tjera.

“Arkivat kanë pasur dhe kanë rol të rëndësishëm për shoqërinë, shtetin. Mbesin tempull i trashëgimisë kulturore shqiptare. Arkivat kanë nevojë të kultivojnë bashkëpunimin e vazhdueshëm,  është shume e nevojshme. Duhet të ketë këmbim reciprok të fondeve, përvojave të metodologjisë. Bashkëpunimi vazhdon ne rajon Evropë e rajon. Kjo veprimtari veçmas në Kosovë ka mbetur larg përkrahjes së nevojshme dhe të merituar. Në mënyrë që arkivistë të thithin sa më pak pluhurin e mbledhur të lëndës arkivore, të mos dëmtohet si mungesë e kapacitete njerëzore, shpresoj të jetë koha e fundit që kjo gjendje të përmirësohet. Falënderoj MKRS për mbështetje”.

Ardit Bido, nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në Tiranë, tha se fatkeqësisht sot shqiptarët janë të unifikuar drejt së keqes, por ai bëri thirrje që të bashkohen drejt së mirës.

Sipas tij, në këtë mënyrë do t’i qonin përpara arkivat dhe do ecnin drejt bashkimit kombëtar.

“Është e një rëndësie të posaçme që të vazhdojmë një traditë të konferencës, të ndajmë përvojat dhe te bashkëpunojmë. Deri me sot jemi të unifikuar drejt së keqes, duhet të unifikohemi drejt së mirës. Duke propozuar zgjidhje drejt së mirës mund të arrijmë dy dobi, t’i qojmë përpara arkivat dhe të mundët që të realizojmë një ideal që këtë vit sidomos është më aktual se kurrë, atë të bashkimit kombëtar. Të gjithë na përkrahim të integrohemi për tu bashkuar me të tjerët pa u bashkuar me vetveten është e pamundur. Të unifikojmë modelin dhe legjislacionin arkivar në vendet tona qe do të na bashkojë dhe të na ulë kostot. Sot s’ka politikanë në këtë sallë, të ta duhet ta prezantojmë këtë ide”.

Edhe Muzafer Bislimi, zv.drejtor i arkivit të Maqedonisë, u ankua se punojnë në kushte jo të mira sepse nuk kanë mbështetjen e nevojshme nga politika.

Ai tha se bashkëpunimi me arkivin e Kosovës dhe Shqipërisë është i mirëseardhur sepse në Maqedoni ka shumë dokumente që kanë të bëjnë me shqiptarët.

“Për fat të keq edhe arkivi i Maqedonisë është në situate të njëjte për shkak se politika intersohe veç kur kemi probleme. Në ndërtesën e re ne kemi shumë probleme. Bashkëpunimi me arkivat e Kosovës dhe Shqipërisë është i mirëseardhur, sepse në Maqedoni ka shumë dokumente që kanë të bëjnë me shqiptarët. Besoj se kjo konferencë që shpresoj në te ardhmen të mbahet në Shkup, por s’besoj që me emrin mbarëkombëtar mund ta realizojmë, por do ta realizojmë në forma tjera”.

Kjo konferencë ka mbledhur arkivistë të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë do të kenë mundësi të ofrojnë ide dhe të japin kontributet nga kjo lëmi, duke synuar që të krijojnë një platformë për ngritjen e çështjeve te ndryshimeve, sfidave dhe përgjegjësive nga kjo fushë.

Konferenca e parë është mbajtur vitin e kaluar në Tiranë, ndërsa e treta u tha se do të organizohet në Shkup.

 

Të ngjashme