Mbahet konferenca “Luftimi i dezinformatave me bazë gjinore”

Prishtinë | 23 Shk 2022 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik – NDI dhe USAID në Kosovë, në kuadër të Akademisë së Gazetarëve për Integritetin e Informacionit, organizoi konferencën “Luftimi i dezinformatave me bazë gjinore”.

Gazetarë, hulumtues dhe përfaqësues të organizatave së bashku me gazetarët pjesëmarrës të Akademisë së Gazetarëve për Integritetin e Informacionit, diskutuan për problemet aktuale në media që ndërlidhen me mizogjininë online dhe dezinformimin gjinor, si dhe praktikat më të mira për zbutjen e këtyre sfidave.

​Rekomandimet e nxjerra nga diskutimi i zhvilluar në konferencë , së shpejti do të publikohen në platformat sociale të organizatës. USAID KosovoNDI Kosovo

Të ngjashme