Mbahet konferencë shkencore, kontributi i familjes Jashari faktor kyç për lirinë e Kosovës

Prishtinë | 06 Mar 2018 | 09:52 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nderë të 20-vjetorit të Epopesë së UÇK-së është mbajtur konferenca shkencore “Jasharajt dhe Lufta Çlirimtare”, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Institutit të Historisë, Sabit Syla tha se epopeja përbën një pikë kulmore në historinë e lirisë së Kosovës.

“Shënimin këtyre ngjarjeve në këtë vit tregon rrugën e gjatë të lirisë së Kosovës. Në vitet 90-ta Kosova u kthye në dhunë e terror dhe si kundërpërgjigjeje Adem Jashari me bekimin edhe të familjes së bashku me shokë ndryshuan rrjedhën e historisë”.

“Mbështetur në realitetin e të vërtetës se lira nuk dhurohet por fitohet familja Jashari ishte e vetëdijshme për shkallen e rrezikshmërisë. Historia nuk njeh një rast të tillë të një familje, ky është rezultat i një familje që qëllim kryesor kishte lirinë. Familja Jashari nuk ra, por ra fuqia e një pushtuesi të tmerrshëm”, tha ai.

Jahja Lluka, këshilltarë i kryeministrit Ramush Haradinaj, tha se kur përmendet Adem Jashari krijohet krenari e mburrje për të gjithë popullin e Kosovës.

“Veprimtaria dhe përkushtimin kombëtarë i Adem Jasharit është realizuar në shumë dimensione por qëllimi ishte vetëm një, liria. Unë besoj që përkrahja e qeverisë nuk do të mungojë edhe për konferencat tjera shkencore të cilat do të mbahen”, tha si

Jakup Krasniqi, në fjalën e tij të rastit për kontributin e Jasharajve të Prekazit në luftën Çlirimtare, tha se jemi në e 20-vjetorin e epopesë më të dhimbshme dhe më të lavdishme që ka Kosova.

“Shekulli 20 ishte shekull i Prekazit. Sa herë Kosova ka lëvizur Prekazi ka qenë një vend që ngjarjeve ju k dhënë një puls më ndryshe. U bënë tri ditë luftë prej një shteti të armatosur deri në dhëmbë me një familje që kishte pak armatim”.

“Në atë luftë armiku përdori tërë arsenalin ushtarak, dhe nuk kam dëgjuar që një luftë mes një shteti dhe një familje është zhvilluar në ndonjë vend tjetër. Këtë vit Kosova ka tri jubile të mëdha e përbashkëtat e dy jubileve, Ademit dhe Skënderbeut mbetën ndër më të lartat dhe krenarët ndër shqiptarë”, tha ai.

Kjo është konferenca e parë shkencore që është mbajtur për nderë të Epopesë së UÇK-së, ndërkaq gjatë kësaj konference, personalitete të ndryshme do të shpalosin anë të ndryshme të luftës së Jasharajve në Prekaz.

Të ngjashme